Temperaturat do të arrijnë në 30 gradë gjatë vikendit në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11- 14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26- 30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jen relativisht të mira dhe stabile”, bën me dije IHMK-ja. / Gazeta Enigma.