Moti sot me diell – priten edhe riga shiu e rrufe 

Moti sot me diell – priten edhe riga shiu e rrufe 

Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku nuk mungon mundësia për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shkojnë deri në 33 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen , duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 – 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 – 33gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Related Articles