Motoçiklistja goditet nga një veturë në Gjakovë, pëson lëndime të rënda

Motoçiklistja goditet nga një veturë në Gjakovë, pëson lëndime të rënda

Një motoçikliste ka mbetur e lënduar pasi u godit nga një veturë në rrugën ‘Martirët Qerezi’ në Gjakovë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, i cili tha se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçiklet.

“Me datë 11.05.2022 rreth ores 14:00 ka ndodhë aksident trafiku të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Deri te aksidenti është ardhe deri sa ngasësi I automjetit VË Touran ishte duke lëvizur përgjatë rrugës “Mic Sokoli”dhe kur arrin ne udhëkryq me rrugën “Martiret Qerezi” nuk e respekton shenjen e trafikut (kryqezim me rruge me perparesi kalimi) dhe goditet nga motoçikleta ne pjesën anësore te krahut te djathte. Si pasoj e aksidentit ne te dy automjetet shkaktohen dëme material ndërsa lendime trupore pëson motoqiklistja”, tha Xhurkaj.

Ai tregoi se e lënduara është dërguar me ambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, e cila ka vazhduar trajtimin në repartin e Ortopedisë.

“E lënduara me autoambulance dërgohet ne Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Gjakove, ku pas marrjes se ndihmës per shkak te lëndimeve te renda fraktur ne doren e majte shtrohet ne repartin e ortopedisë per sherim te metejshem. Ne lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedur te rregullt”, shtoi ai.

Related Articles