Mourinho i “çmend” tifozët e Realit me mesazhin e tij

Mourinho i “çmend” tifozët e Realit me mesazhin e tij

Ka mjaftuar një mesazh i thjeshtë i Jose Mourinhos në rrjetet sociale që tifozët e Real Madrid të kërkojnë në kor kthimin e portugezit.

Ky i fundit mbetet një emër shumë i dashur për tifozerinë e kësaj skuadre, e cila e identifikon atë sidomos me faktin që theu ciklin e sukseseve në kampionat të Barcelonës së Guardiolës.

Në postimin e klubit në rrjetet sociale për titullin kampion të festuar dje, Murinho komentoi vetëm me fjalët “Real Madrid” dhe dy emoji me zemra. Por kaq u mjaftoi tifozëve të Realit të cilët vërshuan me pëlqimet e tyre ndaj këtij komenti.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ishin edhe qindra komente që e shoqëruan dhe të gjithë ishin me mesazhe vlerësimi apo ku uronin kthimin e tij në radhët e madrilenëve në të ardhmen.

Related Articles