MPB sqaron se si qytetarët serbë mund t’i ndërrojnë targat nga “PR” “KM” në RKS

MPB sqaron se si qytetarët serbë mund t’i ndërrojnë targat nga “PR” “KM” në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë sqarime se si qytetarët serbë mund të i ndërrojnë targat nga ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, në RKS.

MPB-ja i fton ata ta shfrytëzojnë mundësinë që t’i ndërrojnë targat e veturave nga data 1 shtator e deri më 31 tetor.

Sipas kësaj regjistrimi i automjeteve në RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.

“Në kuadër të fushatës për regjistrimin e mjeteve me targa “RKS” të mjeteve që posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA”, qytetarët kanë adresuar një numër të pyetjeve, për të cilat përgjigjet i gjeni si në vijim. Ftojmë të gjithë qytetarët, të shfrytëzojnë këtë mundësi nga data e fillimit të regjistrimit me 1 shtator 2022- 31 tetor 2022. Për çdo pyetje shtesë na shkruani në [email protected]”.

“Në cilat qendra mund të bëhet regjistrimi? Regjistrimi i mjeteve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin”.

Related Articles