Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ka konfirmuar se Prindon Sadriu, burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është emëruar drejtor për NATO në këtë dikaster.
Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, MPJD thotë se Sadriu me të përfunduar mandatin e tij si diplomat, është sistemuar në këtë Ministri në bazë të procedurave ligjore.
“Ju njoftojmë se z. Prindon Sadriu me të përfunduar mandatin e tij si diplomat, ai është sistemuar në MPJD sipas procedurave të përcaktuara me ligj”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Sipas MPJD-së, procedura e njëjtë e sistemimit nëpër departamente të këtij dikasteri vlen për “secilin diplomat i cili e përfundon mandatin katërvjeçar të shërbimit të tij në misione diplomatike”. /dukagjini