MPJD thotë se llogaritë e hapura në Instagram në emër të ministres Gërvalla janë të rrejshme

MPJD thotë se llogaritë e hapura në Instagram në emër të ministres Gërvalla janë të rrejshme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se disa përmbajtje të publikuara në rrjetin social Instagram, në emër të ministres Donika Gërvalla nuk janë të saj, dhe se nuk janë qëndrime të MPJD-së.

Tutje, MPJD thotë se ajo llogari është e paautorizuar dhe e njëjta është e raportuar në organet kompetente, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton mediat dhe opinionin publik që përmbajtjet e publikuara nga llogaria në rrjetin social Instagram në emër të ministres Donika Gërvalla në këtë link :

https://instagram.com/donika_gervalla_schwarz?igshid=om10o61wv9k0 

nuk i përkasin ministres, nuk janë qëndrime të saj apo MPJD-së”, thuhet në reagim.

Poashtu, edhe ministrja ka reaguar pasi i është hapur një llogari në rrjetin social Instagram, pa autorizimin e saj.

“Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me falsifikime kibernetike. Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram”, kishte reaguar ministrja. Në llogarinë që ishte hapur në emër të ministres Gërvalla ishin bërë postime në lidhje me tensionet mes Izraelit e Palestinë, ka thënë ajo.

Related Articles