“MSH-ja të hap më shumë qendra vaksinimi”

“MSH-ja të hap më shumë qendra vaksinimi”

Për të filluar vitin e ri shkollor, mësimdhënësit janë të gatshëm, mirëpo mbetet ende për ta shikuar situatën pandemike dhe vendimet që sjell IKSHPK dhe MSH, kështu tha Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Kemi biseduar gjerë e gjatë dhe është qëndrim i përbashkët që edhe këtë vit shkollor ta fillojmë me 1 shtator, pra mësimdhënësit e Kosovës edhe në vitin e kaluar dhe këtë vit kanë qenë të gatshëm dhe janë të gatshëm për ta filluar vitin në institucione por e gjitha varet nga situata që do e kemi. Por duhet të them të vërtetën e gjithë kjo varet nga vendimet që sjellin IKShPK dhe MSH, duke përcjellë situatën aktuale”, tha Jasharaj.

Ai tha se numri i mësimdhënësve që po vaksinohen është rritur.

Jasharaj kërkoi nga MSH-ja të hapin më shumë qendra të vaksinimit, në mënyrë që të mos ketë nevojë për pritje me radhë.

“Apeli ynë është drejtuar MSH-së, le të hap më shumë qendra të vaksinimit në mënyrë që mos të ketë pritje të shumta, mos të ketë grumbullime të shumta”, tha Jasharaj.

Related Articles