MSH: Nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat

MSH: Nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka thënë se nuk ekziston asnjë provë që vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë fertilitet te gratë ose burrat.

Prandaj, MSH u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Të nderuar qytetarë, sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat.

Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net“, vijon njoftimi.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 38 raste pozitive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.

“Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 1.895.

Related Articles