Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një komunikate për media thotë se ndryshimi nuk do të vjen për aq kohë sa regjistrohen raste të reja me COVID-19.
MSH lë të nënkuptohet se nuk do të ketë ndryshim të masave antiCOVID.
“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
MSH thekson se deri tani vaksinimi i grupeve të synuara ( 16 +) sipas Planit të Vaksinimit është: 65.7% me një dozë, kurse 51.4% me dy doza.
Ndërkaq, vaksinimi COVID-19 në nivel të gjithë popullatës 46.5% me një dozë, 36.4% me dy doza.
Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca./Gazeta Enigma/.