Tre kirurgët që dyshohet se kanë marrë para për trajtimin e pacientëve në spitalin e Vushtrrisë.
Kjo u bë e ditur për Klan Kosova nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Tutje MSh-ja thekson se ka inicuar shkarkimin nga bordi i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës të Dr. Isuf Zekaj, i cili është njëri nga kirugët e dyshuar.
“Si informacion shtesë lidhur me rastin në Spitalin e Vushtrrisë, Bordi i SHSKUK- së ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se Spitali i Vushtrrisë, sot ka marr masat komfor legjislacionit në fuqi duke suspenduar tre kirurgë të cilët janë duke u hetuar për vepra korruptive një koheshit , Ministria e Shëndetësisë komfor përgjegjësive të saja ka iniciuar sot shkarkimin e anëtarit të Bordit të SHSKUK- së, Dr. Isuf Zekaj, përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshëm”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.