Sot është tërhequr shorti për gjysmëfinalet në Kupën e Kosovës.
Prishtina, Llapi, Drita dhe Ramiz Sadiku janë skuadrat të cilat do të luajnë në gjysmëfinale.
Llapi do të përballet me Prishtinën, kurse Drita me Ramiz Sadikun.
Muhamet Rexhepi nga Llapi ka deklaruar se skuadra e Llapit ia ka marrë dorën kësaj gare. Ai ka thënë se skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina çdo vit lufton për trofe.
“Realisht Llapi çdo vit lufton për trofe, kupës ja kemi marrë dorën, edhe vitin e ardhshëm dhe të bëjmë tri herë rend. Është një derbi rajonal me Prishtinën, do të jetë ndeshje e fortë. Ndeshja kthyese është në Zahir Pajaziti, kjo është një lloj favori për ne” – tha Muhamet Rexhepi nga Llapi për mediat pas shortit.
Kujtojmë që kampion i Kupës së Kosovës është Llapi./Gazeta Enigma/