Muharrem Jashari shënon e asiston në fitoren ndaj Obolon

Muharrem Jashari shënon e asiston në fitoren ndaj Obolon

Mesfushori Muharrem Jashari ka shkëlqyer në fitoren e LNZ Cherkasy ndaj Obolon.

Jashari shënoi si dhe asistoi në fitoren 3-0, ku skuadra e tij tani është bërë lider në tabelë, me pikë të barabarta me Shakhtar Donetsk.

Fillimisht, Jashari dhuroi një asistim të bukur për Kuzyk, i cili me një goditje të saktë e zhbllokoi rezultatin (37’).

Kurse, në fund u përkujdes për ta vulosur fitoren pas një kundërsulmi të shpejtë – ku u asistua nga Obah (84’).

Kësisoj, nëse vazhdon në këtë mënyrë mbetet seriozisht në garë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Related Articles