Muhaxheri: Ka një sulm të koordinuar ndaj meje në prag të zgjedhjeve lokale

Muhaxheri: Ka një sulm të koordinuar ndaj meje në prag të zgjedhjeve lokale

Kryetari i Pejës i cili është përsëri në garë për një mandat të ri, Gazmend Muhaxheri ka thënë se për të kryer punët në nivelin lokal dy mandate nuk mjaftojnë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës ka folur edhe për arrestimet e disa drejtorëve komunal në komunën e Pejës. Ai thotë se të gjitha këto janë shantazh në prag të zgjedhjeve.

“Është tendencë për të bërë presion politik apo për të bërë skandal”, ka deklaruar Muhaxheri.

I pari i Pejës thotë se zyrtarët janë hetuar për 13 muaj dhe nuk ka pasur nevojë për arrestime me njësi speciale. Ai ka hedhur akuza ndaj prokurores së Pejës për agjenda politike.

“Kjo që po ndodh është ndërhyrje direkte e prokurorisë në politikë”, ka thënë ai.

Muhaxheri thotë se  ka një sulm të koordinuar ndaj tij në prag të zgjedhjeve lokale.

“Nuk ka asnjë logjikë që në vend të drejtësisë të bëhen arrestime spektakolare si në kohën e Millosheviqit”, tha ndër të tjera Gazmend Muhaxheri në Debat Plus, përcjell Gazeta “Enigma”.

Related Articles