Borja Iglesias bëhet lojtari i parë i Spanjës që konfirmon se do të bojkotojë kombëtare e Spanjës, derisa shefi i FA spanjolle, Luis Rubiales të largohet përfundimisht nga posti.
“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer. Si futbollist dhe si person nuk ndihem i përfaqësuar nga ajo që ndodhi sot në RFEF. Veshja e fanellës së Kombëtares spanjolle është një nga gjërat më të mëdha që më ka ndodhur në karrierën time, nuk e di nëse në një moment do të jem sërish një opsion, por kam vendosur të mos kthehem në Kombëtare derisa gjërat të ndryshojnë dhe ky lloj akti nuk kalon pa u ndëshkuar. Për një futboll më të drejtë, më njerëzor dhe më të denjë”, thuhet në njoftimin e tij.