Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Dinamo Kievit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Gerard Pique.
Ajo që binte në sy është numri i shikuesve që ishin të pranishëm në ‘Camp Nou’, i cili për herë të parë në këtë vit ishte me kapacitet të plot 100 për qind.
Në ndeshjen ndaj Dinamo Kiev edhe pse fitorja ishte shumë e rëndësishme, në stadium ishin të pranishëm vetëm 45968 shikues.
Kjo i bie më pak se gjysma e kapacitetit në stadium pas ai stadium zë 99,354 shikues.
Pas largimit të Leo Messit dhe yjeve si Antoine Greizmann dhe Luis Suarez, duket se shikuesit nuk janë të kënaqur me skuadrën.
Fitorja e mban në garë Barcelonën për të kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.