Municion i dyshimtë në Mitrovicë, KFOR ndërhynë në asgjësim të sigurt

Municion i dyshimtë në Mitrovicë, KFOR ndërhynë në asgjësim të sigurt

Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it i dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje, ka ndihmuar në asgjësimin e sigurt të një municioni të dyshimtë shpërthyes të zbuluar në jug të Mitrovicës, më 16 maj.

“KFOR-i ka dedikuar “ekipet e EOD”, të trajnuar mirë dhe të pajisur për të trajtuar mjetet e pashpërthyera dhe të gatshëm për t’u përgjigjur kur kërkohet.

KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Related Articles