Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Jordanisë me rezultatin 0:2.
Mysafirët fituan takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me golat e Faisal dhe Al Daradreh, shkruan Gazeta “Enigma”.
Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, pas ndeshjes ka ironizuar me humbjen e “Dardanëve”, teksa ka thënë se spektakli medial, “Big Brother” po jep emocione më të mëdha”.
“Shumë interesant Bigg Brother.Pavarsisht situatave të ndryshme , po na japin emicione të pa para”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij.
Kosova ndeshjen e radhës e luan në kualifikimet e “Ligës së Kombeve” kundër Greqisë të dielën.
/Gazeta Enigma/