Valon Berisha: Marre që kemi humbur ndaj Jordanisë

Valon Berisha: Marre që kemi humbur ndaj Jordanisë

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Jordanisë me rezultatin 0:2.

Mysafirët fituan takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me golat e Faisal dhe Al Daradreh, shkruan Gazeta “Enigma”.

Pas ndeshjes, Valon Berisha theksoi se është mjaft i pakënaqur me rezultatin e marrë sot në këtë duel miqësor.

“Rezultati është ky, ne kemi pas qejf me pas një rezultat më pozitiv, çdonjëri duhet të niset nga vetja, kur luan për kombëtaren duhet ta japësh maksimumin, të gjithë e kemi dhënë, por e nisëm pak pasiv. Topi nuk futej në gol, kishim edhe gabime personale”, tha fillimisht Valon Berisha për SuperSport Kosova.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

“Krijuam raste më shumë në pjesen e dytë, ne kishim posedimin, provuam të krijojmë. Strategjia ishte të luanim me kundërsulme, por ata qëndruan në pjesën e tyre, nuk kishim hapësira të shënojme. Trajneri i ri që mund të jetë në të ardhmen duhet të jetë karakter në veti, të ketë një stil, të tregojë si ka qejf të luaje, duhet të jetë një trajner që duhet të na thotë ja kështu, ja hiç. Për veti po më vjen marre që kemi humbur nga Jordania”, përfundoi Berisha.

Kosova ndeshjen e radhës e luan në kualifikimet e “Ligës së Kombeve” kundër Greqisë të dielën.

/Gazeta Enigma/

Related Articles