Munishi: Ne treguam karakter, sulmuam dhe në fund shënuam

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Dukagjinit në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 24-të me Gerhard Prognin pas asistimit të Tomislav Sorsës.

Dukagjini e barazoi rezultatin në minutën e 38-të me autogolin e Arbër Prekazit.

Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Elton Cale në fundin e takimit.

Trajneri i “kuqebardhëve”, Ismet Munishi, tha se lojërat janë të vështira, sidomos ato që vijnë menjëherë pas përgatitjeve. Edhe për kundërshtarin tha se ishte i fortë dhe serioz që nuk i lejoi të zhvillojnë lojë të mirë.

“Ne treguam karakter, sulmuam dhe në fund shënuam. Kemi bankë të mirë, kemi mundësi për zëvendësime. Jam i kënaqur, por ka nevojë për përmirësime”, tha Ismet Munishi, të cilit kjo ndeshje nuk i pëlqeu, por është i kënaqur që sivjet është një Gjilan më ofenziv.

Pas kësaj fitoreje Gjilani kaualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles