Munishi: Pa Gjilan të fortë, Superliga do të jetë më e varfër

Munishi: Pa Gjilan të fortë, Superliga do të jetë më e varfër

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më interesant.

Sport Club “Gjilani” aktualisht gjendet në vendin e tretë në klasifikim. “Kuqebardhët” kanë treguar formë të luhatshme në këtë kampionat, raporton Gazeta Enigma.

Para fillimit të kampionatit Presidenti i gjilanasve, Florim Zuka, ishte larguar nga ky post duke i lënë dyert hapur për donatorët e rinj, e që deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Mbrëmë në emisionin “Kampionët” ka qenë i ftuar Ismet Munishi i cili ka folur edhe për ish-skuadrën e tij.

Sipas Munishit pa një Gjilan të fortë edhe kampionati është më i varfër.

“Pa Gjilan të fortë, kampionati do të jetë më i varfër. Nuk kam dëshirë që në ato klube ku kam punuar të dëgjojë lajmë të këqija, kam qejf që ata të jenë mirë dhe t’i mposhtim me rivalitet”, tha Munishi.

SC Gjilani pas 14 ndeshjeve të zhvilluar zë vendin e tretë me 22 pikë të mbledhura.

/Gazeta Enigma/

Related Articles