Prishtina ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Dukagjinit.
Skuadra e Ismet Munishit arriti ta eliminoi Dukagjinin dhe të kaloi tutje në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Pas ndeshjes për ArtSport foli trajneri, Ismet Munishi.
“Ai është futbollist shumë i talentuar”, tha shkurtimisht për Blesa.
Munishi pati fjalë të mëdha për Krasniqin: “Kur e ke në skuadër një Endrit Krasniqi është gjithçka më e lehtë. Ai është fantastik.”
“Ne do të insistojmë nonstop që të luajmë futboll të mirë. Fitoren që ia dedikojmë kapitenit Mici që e ka ditëlindjen. Jemi me fat që kemi një kapiten si ai”, tha ai