Prishtina kualifikohet tutje, shkëlqen ardhja tyre e fundit

Prishtina kualifikohet tutje, shkëlqen ardhja tyre e fundit

Prishtina është skuadra e fundit që ka siguruar një biletë për çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Dukagjinit të Klinës në sfidën e zhvilluar në Lipjan.

Vetëm pas 11 minutave lojë vendasit kaluan në epërsi kur realizoi Leotrim Kryeziu për 1-0.

11 minuta më vonë ishin vendasit që shënuan sërish, kësaj radhe me Jalen Blesan që ngriti epërsinë në 2-0.

Me dy gola epërsi të vendasve u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

Prishtina ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, kur Jean Blesa realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Prishtinën për 3-0.

Krejt në fund golin e nderit për mysafirët e realizoi Khomutov.

Dukagjini tentoi të bënte diçka më shumë, por Prishtina arriti të ruaj rezultatin dhe të kaloj në çerekfinale.

Kësisoj përveç Prishtinës në çerekfinale kanë shkuar edhe Ballkani, Llapi, Gjilani, Behari, Malisheva, Vushtrria dhe Feronikeli 74.

Related Articles