Murati merr shembull Gjermaninë: Votimi i fshehtë do të zgjidhte ngërçin politik

Murati merr shembull Gjermaninë: Votimi i fshehtë do të zgjidhte ngërçin politik

Ministri në dorëheqje i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar sot edhe zhvillimet politike në Gjermani dhe zgjedhjen e kancelarit të ri të Gjermanisë përmes votimit të fshehtë.

Murati ka thënë se votimi i fshehtë do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit politik në vend, njëjtë siç ndodhi në Gjermani.

Sipas tij, duhet marrë shembull sjellja e partive gjermane, meqë askush s’kërkoi as ndërrim kandidati e as qeveri tranzicioni.

Postimi i plotë:

ME VOTIM TË FSHEHTË, Bundestagu Gjerman sapo votoi për Kancelarin Friedrich Merz.

Votimi i fshehtë është formë demokratike për shprehje të vullnetit të lirë të deputetëve, dhe do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit për konstituim të Kuvendit edhe tek ne.

Bllokada që opozita po vazhdon t’ia bëjë konstituimit të Kuvendit është jashtë çdo arsyeje.

Është për t’u marrë shembull sjellja e partive gjermane, që, megjithëse votimi për Kancelar në herën e parë dështoi të prodhonte rezultat, askush nuk e bëri temë ndërrimin e kandidatit dhe askush nuk kërkoi qeveri tranzicioni.

Related Articles