Murati: Festoni me produkte vendore!

Murati: Festoni me produkte vendore!

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nxitur qytetarët që ta festojnë Vitin e Ri me produkte vendore.

“Festoni me produkte vendore! Sot kemi ekzekutuar edhe pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, duke përmbyllur kështu vitin fiskal sa i përket shpenzimeve”, ka shkruar Murati në Facebook.

“Nëse llogarisim edhe shtesat që u ekzekutuan para dy ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë”.

“Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani”.

Murati tha që punësimi dhe ekonomia mund të rritet me blerjen e më shumë produkteve vendore.

“Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët”.

Related Articles