Murati: Janë shtuar mbi 7 mijë vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit

Murati: Janë shtuar mbi 7 mijë vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë se deri në fund të vitit 2022, në gjithë vendin janë shtuar mbi 7 mijë vende pune.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se 7 mijë e 48 vende pune janë shtuar në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.

“Në gjithë vendin, janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022”, shkroi ai.

Tutje ai ka renditur masat me të cilat përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike janë mbështetur prodhuesit.

Related Articles