Murati: Opozita të na bashkohet që nënkryetari të mos vijë nga Lista Serbe

Murati: Opozita të na bashkohet që nënkryetari të mos vijë nga Lista Serbe

Deputeteti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka folur pas dështimit të 11-të të konstituimit të Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.

Murati ka thënë se propozimi i LVV-së është që Nenad Rashiq të përfaqësojë komunitetin serb për nënkryetar, por për këtë kanë nevojë për votat e opozitës.

“Qëndrimi jonë si Lëvizje Vetëvendosje bashkërisht me partnerët tanë është që… më e pakta që mund të bëjmë, është që nënkryetari i Kuvendi të mos zgjidhet nga ta, pra qëndrimi i LVV-së është që Nenad Rashiq të përfaqësojë komunitetin serb, dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës të mos vijë nga Lista Serbe. Opozita në vend se të kundërshtojë për emrin e Albulena Haxhiut për kryetare e Kuvendit, të na bashkohet që së paku te sigurohemi se nënkryetari nuk vjen nga Lista Serbe. Për këtë arsye kemi insistuar që të ketë edhe paketë të marrëveshjhes për emrat e kryetarëve, dhe nënkryetari të mos zgjedhet dikush që nuk e pranon Republikën e Kosovës”, ka thënë Murati.

Ai po ashtu ka thënë se mospranimi i opozitës që të zhvillohet votim i mbyllur, po tregon se ajo nuk u beson deputetëve të saj.

“Votimi i fshehtë është një mënyrë kushtetuese se si të dilet nga situata, por po e shohim që partitë opozitare vazhdojnë të mos u besojnë deputetëve të tyre”, është shprehur ai.

Related Articles