Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 5.5%.
Ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet aktualisht këtë deklaratë e ka bërë teksa ka prezantuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetor për buxhetin e Kosovës.
Murati ka thënë se rritja ekonomike pritet të vjen nga investimet private.
“Pra për vitin e ardhshëm parashohim të kemi rritje prej 5.5% dhe gjatë vitit të ardhshëm kontributi kryesor në rritjen ekonomike pritet të vij nga investimet private”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se edhe borgji publik është vendosur në kontroll.
“Vlen të theksohet se edhe borgji publik është vendosur në kontroll”, ka shtuar më tej Murati.