Hekuran Murati, Ministri i Financave, ka reaguar në lidhje me rastin e ndalimit të shfaqjes së dy filmave shqiptarë në Bujanoc, ku u arrestuan edhe dy persona, kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe aktori Gani Veseli të cilët më pas u liruan, raporton Gazeta Enigma.
Ai është shprehur se Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj.
Murati, tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre.
“Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj për të përshkallëzuar situatën. Përdorimi i politikave represive të Millosheviçit ka dështuar në të kaluarën. Do të dështojë përsëri. Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre”, u shpreh tutje ai. /Gazeta Enigma
Serbia should immediately stop its provocations to escalate the situation.
Using Milosevic’s policies of repressions has failed in the past. It will fail again. Albanians in Presheva Valley should be free to watch movies in their language. https://t.co/yhoAlj4FRn— Hekuran Murati (@HekuranMurati) June 10, 2023