Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i ministrisë së Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur konferencë për media në kuadër të mbështetjes për gratë lehona dhe për shtesat e fëmijëve, raporton Gazeta Enigma.
Për shtesat e fëmijëve Murati tha se do të fillojnë të ndahen qysh tani dhe aplikimi për fëmijët që kanë lindur nga data 1 janar 2020 do të hapet duke filluar nga ky muaj.
“Shtesat 0-24 muaj në vlerë 20 euro kurse mbi 24 muaj deri më 16 vjeçare nga 10 euro”.
Duke filluar nga ky muaj do të hapet aplikimi për shtesat e fëmijëvë që kanë linduar nga data 1 janar 2020.
Kurse, sipas tij, nga data 1 janar e vitit të ardhshëm shtohet grupmosha për të gjithë fëmijët që kanë linduar më 2019.