Ministri i Financave, Hekuran Murati, të martën ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Enigma.
Ministria që ai drejton, ka njoftuar se Murati do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Ëashington DC.
“Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota. Gjatë qëndrimit në Ëashington DC, Ministri Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje”. / Gazeta Enigma