Muriqi arrin në Mallorca, u nënshtrohet testeve mjekësore

Muriqi arrin në Mallorca, u nënshtrohet testeve mjekësore

Vedat Muriqi tashmë ndodhet në Mallorca ku edhe i ka kryer testet e zakonshme mjekësore me klubin e ri, raporton RadioSei, përcjell Gazeta Enigma.

Pjesën e mbetur të sezonit, sulmuesi kosovar do ta kalojë në elitën e futbollit spanjoll, duke mbrojtur ngjyrat e Mallorcas.

Muriqi tashmë e ka nënshkruar edhe kontratën me klubin spanjoll, huazim deri në fund të sezonit me vlerë 1 milion euro dhe 12 milionë nëse Mallorca dëshiron ta blejë kosovarin.

Megjithatë, ende nuk ka diçka zyrtare nga klubi apo lojtari. 

Related Articles