Muriqit i hapet dera për te gjiganti turk?

Muriqit i hapet dera për te gjiganti turk?

Vedat Muriqi po kalon formë jetëse te Mallorca, por kjo skuadër po ka telashe të mëdha në La Liga. Me gjithë 16 golat e kosovarit, Mallorca është vetëm e 18-ta në elitën spanjolle. Kjo pozitë në fund dërgon në kategorinë e dytë.

Por gjasat që Muriqi të luajë në kategorinë e dytë janë fare të vogla.

Mediat turke kanë raportuar të mërkurën se Fenerbahçe po e monitoron me kujdes situatën e Muriqit. Nëse Mallorca bie nga liga, nuk do të ketë pengesë që sulmuesi i fuqishëm të kthehet te gjiganti turk.

Ndërkohë nëse Mallorca mbetet në La Liga, Fenerbahçe do të tentojë ta shfrytëzojë dëshirën e Muriqit për kthim në Stamboll për të siguruar shërbimet e 31-vjeçarit. Kështu të paktën kanë shkruar mediat më të mëdha turke.

Fenerbahçe e ka synuar Muriqin edhe në afatin kalimtar të janarit, por Mallorca ka refuzuar ta lirojë atë.

Muriqi për Fenerbahçen kishte luajtur vetëm një edicion. Në edicionin 2019/2020, kishte realizuar 15 gola e pesë asistime në 32 paraqitje kampionale.

Related Articles