Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Ademajt.
Para trupit gjykues, Naim Murseli mohoi të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.
Ai deklaroi se në momentin e vrasjes ndodhej të paktën 20 metra larg nga vetura dhe se fëmijët e tij nuk e kishin parë ngjarjen.
“Ju betohem në dy fëmijët e mi, Naim Murseli nuk ka qenë në veturë në momentin e vrasjes, kam qenë së paku 20 metra larg, dhe as fëmijët, shyqyr Zotit, nuk e kanë parë ngjarjen”, tha Murseli.
