Musa Hajdari për herë të dytë do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016, shkruan Gazeta Enigma.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha për Gazetën Enigma se Musa Hajari, e përfaqson Kosovën për herë të dytë në Lojërat Olimpike.
“Atleti ynë do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016. Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Atletikës së Kosovës kanë pranuar ftesën sipas vendit të rezervuar për univerzalitet. Musa garon në disiplinën vrapim 800 metra”, tha Krasniqi per ‘Enigmën’.
Njëherit, Krasniqi tha se nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, sporti i atletikës dhe notit marrin ftesa të veçanta.
“Sporti i atletikës dhe notit marrin ftesa të veçanta nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike dhe krahas një ftese të ndarë për atletikën, sporti i notit pritet të ketë dy ftesa, për të cilat KOK është në pritje të konfirmimit.Komiteti Olimpik i Kosovës ka 11 sportistë, përfshirë dy të notit, të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Tokio 2020”, tha ai për ‘Gazetën Enigma’.
Edhe atleti, Musa Hajdari, për Gazetën Enigma ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
“Dje kam marë komfirmimin e sot është bërë publike që do jem pjesë e ekipës së Kosovës në Tokyo 2020, tha Hajdari për ‘Enigmën‘.
Vlen të theksohet se Hajdari është sportisiti i vetëm nga sporti i Atletikës që do ta përfaqesoj Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Është hera e dytë që paraqitet në lojra olipike pas asaj në Rio 2016.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021./Gazeta Enigma/