Nga nesër gazetarët,kameramanët dhe fotoreporterët mund të aplikojnë për vaksinim

Nga nesër gazetarët,kameramanët dhe fotoreporterët mund të aplikojnë për vaksinim

Nga nesër edhe gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët mund të aplikojnë për vaksinim, raporton Gazeta Enigma.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIMNga nesër gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët mund të aplikojnë për vaksinimPRISHTINË, 30.06.2021 -…Posted by Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK on Wednesday, June 30, 2021

AGK-ja e sheh si tejet të rëndësishëm këtë vendim pasi që gazetarët kanë kontribuuar në vazhdimësi gjatë pandemisë, si me informim të drejtë, ashtu edhe në parandalimin e shpërndarjes së dezinformatave.

E tërë veprimtaria e tyre është shtrirë në vijën e parë të frontit, së bashku me punonjësit e tjerë esencial. Kanë raportuar nga vatrat e infeksionit që para shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, kanë mbuluar ngjarjet politike dhe sociale gjithashtu, në mënyrën më profesionale të mundshme, në ndërkohë që janë përballur me një të panjohur për të gjithë ne.

Related Articles