Deklarata e kryeministrit Albin Kurti pas protestës së pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, analisti Imer Mushkolaj po e quan manipulim.
Mushkolaj pyeti se si Kurti po manipulon publikisht kur thotë se janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa presidentja e Republikës .
“Po manipulon. Kqyre çka po thotë janë 203 policisë që sivjet pra të ardhura më të lara se të presidentes, po i thotë të ardhurat e presidentes po ia thotë veç pagën bazë 1890, sa i ka të ardhurat presidentja o zotni, ku i ka mëditjet, ku i ka shtesat. Pse po manipulon publikisht zotnia, qysh?. Për policë po thotë se të ardhurat i kanë më të mëdha se presidentja, për të po na tregon veç pagën bazë…”, ka thënë Mushkolaj.