Manchester United vazhdon me humbje, eliminohet nga Carabao Cup

Manchester United vazhdon me humbje, eliminohet nga Carabao Cup

Newcastle United e ka eliminuar Manchester Unitedn nga Carabao Cup, duke e mposhtur në Old Trafford me rezultat 3-0.

Goli i parë për Magpies u shënua në minutën e 28-të me anë të Miguel Almiron, që u asistua prej Valentino Livramentos.

Për 2-0 u përkujdes ish-talenti i Chelseat, Lewis Hall (36’), për të shkua në pushimin mes pjesëve me qetësi maksimale.

Edhe 45 minutat e dytë filluan mirë për mysafirët, që ia dolën ta shënonin edhe golin e tretë.

Ishte minuta e 60-të e takimit kur Joelinton asistoi te Joe Willock, për t’i dhënë goditjen e fundit Djajve të Kuq.

Kjo disfatë mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Erik ten Hag, që është duke kaluar nëpër një presion të madh.

Trajneri holandez aktualisht është duke u përballur me kritika të ashpra dhe ky eliminim mund të qojë në shkarkimin e tij.

Related Articles