Musliu: Haxhiu para se të niset në Hagë duhet t’i kërkojë publikisht falje Thaçit dhe Veselit

Musliu: Haxhiu para se të niset në Hagë duhet t’i kërkojë publikisht falje Thaçit dhe Veselit

Pas njoftimit se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të udhëtoj për në Hagë, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo ka thënë se nëse ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk i kërkon falje publike Hashim Thaçit e Kadri Veselit kërkesa për t’u takuar me ta në Hagë është e pakuptimtë dhe e padrejtë.



“Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikish falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel.Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimitë dhe e padrejtë”, tha ajo.

Ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar një vizitë në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së.Ajo ka sqaruar se vizita do të realizohet në cilësi institucionale dhe jo në bazë partiake apo miqësore.

Raportohet se Albulena Haxhiu, këtë të martë do të udhëtojë drejt Hagës./Gazeta Enigma.

Related Articles