Musliu, Kurtit: Nëse Thaçi do të rriste çmimin e rrymës, do ta kishe djegur flakë vendin

Musliu, Kurtit: Nëse Thaçi do të rriste çmimin e rrymës, do ta kishe djegur flakë vendin

Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ku po duskutohet për rritjen e çmimit të energjisë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi deputetja Musliu nisi akuzat ndaj tij, ai doli nga seanca.

Kjo shkaktoi reagimin e Musliut e cila i kërkoi që të kthehej në seancë.

Madje, në gjithë këtë ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca duke i thënë Musliut “Mos ma kërcëno kryeministrin Gane”.

LEXO EDHE: Kurti komenton deklaratën e tij për “fantazinë” dhe qytetarët që s’kanë ditur sa paguajnë rrymë

Tutje Musliu tha se po të propozonte Thaçi rritje të çmimit të energjisë elektrike, Kurti do ta digjte flakë vendin.

“Albin Kurti i super-premtimeve, sot është shndërruar në një kryeministër të super-arsyetimeve… Si rezultat ky kombinim… Rri more rri, mos u frikëso o kryeministër, mos ik prej përgjegjësive, hajde ulu këtu, hajde! Frikacak… Si rezultat ky kombinim është se kjo e vërtetë është Albin Kurti i supershfajësimeve…”

“Ky njeri po sillet thuajse kriza e energjisë paska ardhur brenda natës përderisa fajëson 20 vjet qeverisjes para tij, merr me mend sikur Thaçi të të propozonte rritjen e çmimeve të energjisë, Kosova do të digjej flakë nga Albin Kurti dhe kompania e tij”, tha Musliu./Gazeta Enigma/

Related Articles