Musliu me fjalor denigrues kundrejt kryeministrit Kurti, e quan “kamikaz” dhe “zhyll i keq”

Musliu me fjalor denigrues kundrejt kryeministrit Kurti, e quan “kamikaz” dhe “zhyll i keq”

Kryeministri Albin Kurti ngjalli reagime tek PDK-ja, teksa foli për sulmet në veri të vendit, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, ku përmendi edhe ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Kurti tha se ushtria jonë nuk mund të shkojë në veri nga zotimi i Thaçit bërë në vitin 2013.

E për këtë reagoi edhe Musliu, e cila deklaroi se kryeministrit po i vjen fundi, kurse shton se Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë si triumfues.

“E sa i përket dëshirës tënde me dhezë luftë, nëse ke këllqe, thirre edhe Vjosën e kapeni atë letër bëjëni copë e grimë e nisuni me ushtri drejt veriut. Tregone me vepër atë azganllëkun e fushatës suaj demagogjike. Përndryshe mbylle atë gojë që sa herë e hapë, veç maskarallëk nxjerr prej saj”, tha Musliu.

“Zhyll i keq dhe dështak në çdo aspekt. Po të vjen fundi ty kurse Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë ashtu siç ka qenë gjithmonë: Triumfues!”

Fjalori saj degradoi edhe më shumë. “P.s Ajo shkresë, përndryshe shfaqë edhe njëherë largpamësinë politike të një lideri të kalibrit historik. Ai e paska ditur që në krye të shtetit tonë të ri mund të vijnë kamikazat si ti që pesë pare si dhanë as për shtet as për popull”. / Gazeta Enigma.


Related Articles