Musliu-Shoshi: Zgjedhjet të jenë garë idesh, jo betejë propaganda!

Musliu-Shoshi: Zgjedhjet të jenë garë idesh, jo betejë propaganda!

Ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se 7  qershori është një moment i rëndësishëm për demokracinë tonë.

“Pas një periudhe të tensioni politik, qytetarët e Kosovës marrin sërish në dorë vendimin më të madh, drejtimin e vendit.

Zgjedhjet duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande.

Duhet të jenë rikthim i besimit, jo thellim i ndasive.

Duhet të jenë përgjegjësi, jo improvizim.

Kosova ka nevojë për stabilitet institucional, e për politika që i shërbejnë qytetarit e JO pushtetit.

Në këtë rrugë, Partia Demikratike e Kosovës,

mbetet e përkushtuar për një vizion të qartë, për zhvillim dhe për rikthimin e dinjitetit të shtetit.

Le të jetë kjo një garë e ndershme, me standarde të larta dhe me respekt për vullnetin qytetar”, ka shkruar ajo. 

Related Articles