Musliu: Të zgjohemi dhe ta nxjerrim Kosovën nga KURTHI I KURTHIT

Musliu: Të zgjohemi dhe ta nxjerrim Kosovën nga KURTHI I KURTHIT

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, se e ka futur në kurth Kosovën.

Ajo bërti thirrje për aktivizim qytetar, në mënyrë që të veprohet “për të dalë nga KURTHI I KURTHIT”.

Shkrimi i plotë i Musliut në Facebook:

KOSOVA NË  KURTH TË ALBIN KURTHIT

Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një skenë teatri.

Rolet janë të ndara:

 PDK, LDK, AAK me konferenca për shtyp në njërën anë;

Vetëvendosje, Alternativa dhe Guxo, si duartrokitës të verbër të liderit suprem, në anën tjetër.

Nuk ka më debat të vërtetë politik. Ka vetëm monolog.

Në vend të transparencës dhe vendimmarrjes, kemi improvizim.

Në vend të përgjegjësisë, kemi tallje me besimin e qytetarëve.

Në vend të dialogut, kemi arrogancë dhe përçarje.

Kosova po humbet kohë.

Ajo ka mbetur peng i një lideri partiak që refuzon të bashkëpunojë, të dëgjojë dhe të ndryshojë.

Një lider që e quan veten “shpëtimtar”, dhe të gjithë të tjerët “pengues”.

Kosova nuk ka nevojë për një tribun të vetëshpallur.

Kosova ka nevojë për politikanë largpamës, konstruktiv dhe bashkpunues, por mbi të gjitha Kosova ka nevojë për politikanë që toprioritet e kanë shtetin e jo egon dhe xhepin e vet.

As si politikbërës, as si qytetarë, nuk duhet të rrimë duarkryq përballë një njeriu që po shkatërron çdo mundësi për zhvillim, paqe dhe integrim.

Të zgjohemi dhe ta nxjerrim Kosovën nga KURTHI I KURTHIT.

Sepse nuk është futur në kurth vetëm Kuvendi , është futur në kurth e ardhmja e Kosovës.

Aktivizmi qytetar nuk matet me votë njëherë në katër vjet.

As vetëm me konferenca për shtyp njëherë në javë.

Matet me zë, qëndrim, veprim dhe reagim të vazhdueshëm.

Nëse nuk veprojmë sot ,nesër do të jetë vonë!

Related Articles