Deputeti i Lidhjes emokratike të Kosovës, Besian Mustafa në një deklaratë për media ka thënë se Blloku A3 i Kosovës A në Korporatën Energjetike të Kosovës, është jashtë funksionit, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Mustafa ka theksuar se menaxhmenti i KEK-ut e ka zvarritur remontin kapital të këtij blloku për disa vite.
“Dhe ka gjasa dhe unë po shpresoj që nuk është e vërtetë dhe shpresoj që e kam gabim. Por, ka gjasë që blloku A3 të jetë dëmtuar aq shumë në mungesë të remontit kapital, sa që të mos arrijnë ta rimëkëmbin. Shpresoj të mos jetë e vërtetë, por gjasa duken të jenë reale”, tha Mustafa në “DPT te Fidani”.