Mustafa i LDK-së: Për krizën energjetike ka punë edhe Prokuroria

Mustafa i LDK-së: Për krizën energjetike ka punë edhe Prokuroria

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë së Kosovës për papërgjegjësinë e krizës energjetike.

Mustafa ka deklaruar se paralajmërimet për krizë energjetike nga ekspertët ishin shumë të hershme derisa sipas tij Qeveria nuk i ka marrë parasysh, duke theksuar se për krizën energjetike ka punë edhe Prokuroria.

“Duhet të ketë punë edhe për prokurorinë e shtetit, pasi KEK-u gjatë këtij viti nuk ka bërë remonte në blloqet e saj, një praktikë e kamotshme e saj kur gjatë verës blloqet në rotacion dërgohen në remont. Këtë verë asnjë bllok nuk është dërguar për remont, cila është arsyeja, kush e mori këtë vendim? Prokuroria, parlamenti por edhe ekzekutivi si pronar i KEK-ut duhet gjetur një përgjigje pse KEK-u nuk e bëri një veprim të tillë”, tha ai.

Mustafa thotë se paradoksi thellohet pasi sipas tij edhe ministrja Rizvanolli gjatë verës kishte deklaruar se “Kosova këtë vit nuk do të ketë krizë energjetike”.

Deputeti i LDK-së thotë se ngritjen e tarifave të rrymës i kanë bërë së bashku ZrRE-në me Qeverinë.

Ai ndër të tjera i ka konsideruar të padrejta masat kufizuese ndaj shqiptarëve të shteteve të Maqedonisë e Preshevës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles