Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mungesë të vaksinave.
Mustafa ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se nuk ka terminë për vaksinim sepse aktualisht nuk ka vaksina.
“Jo “terminë”, por s’ka vaksina! Shkoi gjysma e 2021 e në Kosovë s’ka vaksina”, ka shkruar Mustafa.
Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se deri më 29 qershor, të gjitha terminët për vaksinim kundër coronavirusit janë të zëna.