Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, çmimet e naftës dhe të benzinës nuk kanë ndryshuar shumë nga dita e djeshme, me benzinën që do të kushtoi për 1 cent më lirë nga dita e djeshme, ndërsa çmimi i naftës është ngritur për një cent.
Nafta do të shitet 1.75 € për litër në 24 orët e ardhshme, benzina 1.66 € për litër dhe gasi 0.78 € për litër.
Njoftimi i plotë:
Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:
ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës
1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75 € për litër;
2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.66 € për litër;
3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 16/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.