Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, i është drejtuar me një shkresë Qeverisë së Kosovës lidhur me vendimin për caktimin e çmimit “tavan” për derivatet e naftës.
Në shkresën e kësaj shoqate thuhet se gjendja është alarmante në sektorin e naftës.
Ata kanë bërë të ditur se vendimi i Qeverisë lidhur me sektorin e naftës ka sjellur kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit.
“Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për litër nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Pikat me pakicë janë furnizuar dje me çmimin 1.71 cent brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogla të karburantit nuk mund të mbijetojnë me 4 cent”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Naftëtarëve.
Ata kanë kërkuar nga Qeveria që sa më parë të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë dhe të caktohet çmimi nga MINT-i me qëllim që të mos shuhen bizneset e vogla në këto kohë krize.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë edhe njëherë se Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e naftës i ka sjellur kompanitë e vogëla me pakicë buzë falimentimit. Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për liter nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Pikat me pakice janë furnizuar dje me cmimin 1.71 cent brenda territorit të Rep. së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton cmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogëla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent.
Andaj, i apelojme Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogëla në këtë kohë krize.