Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i është kundërpërgjigjur ministres së Arsimit, Arbërie Nagacvi e cila ka kërkuar zëvendësimin e orëve.
Ai në një shkrim autorial, të cilin e ka titulluar “Nagavci dhe kanuni i Albin Kurtit”, ndër të tjera ka konstatuar se Nagavci e ka shkelur edhe Kushtetutën.
“Në të kaluarën e largët shqiptarët vepronin me Kanunin e Lekë Dukagjinit sepse nuk kishte qeveri e ligje të aprovuara nga parlamenti. Në ditët e sotme Kosova përmes votimit në Parlament nëpër vitet e shkuara të lirisë e duke respektuar edhe këshillat e miqve ndërkombëtar krijoi Ligje dhe madje edhe Kushtetutën. Këto tani e sa kohë po shkelen vazhdimisht”.
“Nagavci u pa qartë dhe u vërtetuar se ka shkel Kushtetutën dhe hiç asgjë. Qeveria Kurti e trimëruar nga vota e fituar dhe të pafytyrët e me emra të rrejshëm në face book dhe disa analistë që ju mungon edhe elementarja njerëzore e mbrojnë dhe e trimërojnë Kanunin e Albin Kurtit dhe qeverisë që ai përfaqëson”.
Ai madje tha se Nagavci bashkë me ministrin Murati nuk thonë asgjë para opinionit dhe sipas tij të dy së bashku kanë shkelur ligjin.
“Kur ka ligje e shkelen nuk ke si të thuash ndryshe veç se po instalohet Kanuni i Albin Kurtit që hedh poshtë gjithë ligjet e Parlamentit. Zoja Nagavci nuk thotë gjë para opinionit se ka shkel ligjet bashkë me Hekuran Muratin dhe mundohet të ndëshkonte vetëm punëtorët e arsimit për grevën se grevistëve të tjerë ua kishte ndarë pagat. Lufta me SBASHK-un dhe arsimit ka vazhduar e po vazhdon dhe dihet pse për ta zhdukur këtë sindikatë që është e fortë dhe nuk dorëzohet”.
Mes tjerash, Jasharaj i quan mjerim veprimt e Nagavcit.
“Zonja Nagavci në vend që të tregojë drejt se Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës në nenin 43 e në pikën 8 e thotë qartë e orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshkruese arrijnë marrëveshje të veçantë. Nagavici duke u munduar ta ruaj pozitën e ministres, që mund t’ia marr shefi nuk lodhet duke shkelur Kushtetutën e Ligjet e as edhe Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës vetëm e betim të jetë pjese Kanunit të Albin Kurtit. Tani ajo po kërcënon edhe me deklarimin se “mosmbajtja e orëve qenka vepër penale”. Mjerim ky i Nagavcit”.
“Zonja Nagavci, unë si njëri nga ata që kishim bërë angazhime sublime ta mbrojmë arsimin shqip nga furtunat e pushuesit dhe ishim po ata që u bëmë pjese grevës së 3 shtatorit të asaj kohe të okupimit, përjetuam pastaj vizita të inspektorëve të policisë serbe e të UDB-së me përndjekje e grushta e shkelma”.
“Me inspektorë po na kërcënon edhe tani ti. SBASHK-u as në ato vite nuk u nënshtrua e as në këto ditë të Kanunit të Albin Kurtit nuk do të nënshtrohet. Mendo kush do të jesh ti nesër e në vitet e lavdishme të betejave për mbrojtjen e arsimit shqip ti nuk ishte askund e as edhe të paftyrët që po më shajnë mua e mësimdhënësit e atyre viteve . Ndalu pak se kolltuku nuk zgjat me vite po jeta zgjat më shumë dhe vështirë të jetosh e turpëruar”.