Ministrja e Arismit, Arbërie Nagavci ka thënë se ministria që ajo udhëheq ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera.
“Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, kishte rezultuar me 22 rekomandime, prej të cilave 15 rekomandime janë zbatuar gjatë vitit 2021, ndërsa 6 rekomandime janë duke u zbatuar, për arsye se janë çështje të cilat nuk varen vetëm nga MAShTI, por edhe nga institucione të tjera”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Ajo ka theksuar se me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
“Progresi i lartë i shënuar në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, është tregues se po e zhvillojmë arsimin të përkushtuar që çdo veprim ta bëjmë sipas përgjegjësive ligjore që kemi”
“Me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.”